Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, i shoqëruar nga kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj dhe drejtori i Urbanizmit z.Ramë Melaj , kanë pritur në një takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi.
Gjatë këtij takimi, janë diskutuar tema të shumta në interes të përbashkët mes dy shteteve, ku, si rezultat i takimeve të mbajtura më parë në mes të autoriteteve zhvillimore dhe hapësinore të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe autoriteteve lokale, përfundimisht u dakorduan që, në kuadër të projektit të Alpeve shqiptare, projekt ky i përbashkët në mes të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, brenda pak ditëve,një grup ekspertësh të infrastrukturës rrugore nga Shqipëria të jenë në Deçan , bashkë më ekspertë vendor që të harmonizohet projekti Deçan-Plavë.
Gjatë këtij takimi, janë dakorduar që në fund të muajit Tetor në Deçan, të mbahet takimi i radhës i kryetarëve të komunave , AZHR-Perëndim, bashkë më komunat veriore të Shqipërisë si Kolaj ,Markgegaj, Krumë , Bajram Curr dhe Tropojë, poashtu edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Nga ky takim presim të dalim me projekte të përbashkëta zhvillimore të tri shteteve Kosovë –Shqipëri –Mali i Zi.