Ambasadori norvegjez në Kosovë Sverre Johan Kvale tashme qytetarë nderi i komunës së Deçanit
vizitoi të premten Komunën e Deçanit dhe fshatin Isniq. Ambasadori norvegjez Kvale, në takim me kryetarin e komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, është njoftuar për situatën ekonomike zhvillimore të komunës si dhe për sfidat me të cilat po përballët kjo komunë,
lidhur me numrin e madh të papunësuarve dhe të shumë projekteve të pa realizuar në mungesës e investimeve. Kryetari i komunës ka kërkuar nga ambasadori Kvale, mbështetje në projektet që mund ta përmirësojnë situatën e tanishme ekonomike në Deçan. “ Kamë kërkuar nga ambasadori mbështetje të investimeve nga investitorët dhe nga qeveria norvegjez në disa veprimtari prodhuese por edhe të turizmit”, ka thënë Selmanaj. Pas vizitës në zyrën e kryetarit Selmanaj ,Ambasadori ka vizituar edhe shkolle fillore “Isa Boletini” të fshatit Isniq ku nga vitit 1974 e deri në vitin 1982 kishte banuar e jetuar humanistja Norvegjeze Berit Becker, ku kjo e fundit kishte ber shumë për të drejtat e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë. Becker ishte edhe themeluese e Komitetit Shqiptar në Helsink. Për 8 vite sa ka qëndruar në Isniq Becker ishte marrë edhe më studime etnografike e cila është vrarë në Oslo të Norvegjisë. Për ambasadorin ishte emocionuese vizita në fshatin Isniq dhe vendin ku Becker ka banuar e jetuar për 8 vite. “ Për mua është mjaftë e prekshme kjo ditë që po e vizitoj vendin ku ka banuar e jetuar Becker”, ka thënë ambasadori Kvale, duke komentuar se humanistja Becker, sa ka qëndruar në këtë fshati ajo është ka kaluar mirë me pritjen dhe sjelljen e banorëve të këtushëm. Për jetën e Beckerit në fshat ka rrëfyer në retrospektiv edhe njeriu i parë që ka ven kontakt me te në Isniq Kekë Ahmetaj.
I shoqëruar nga kryetari i komunës Selmanaj ambasadori Kave ka vizituar edhe Shtëpinë e Kulturës në Isniq. Ky objekt kulturore i cili është duke u restauruar, me propozimin e banorëve të Isniqit do të mbanë emrin e humanistët Berit Becker. Ndërsa ambasadori norvegjez ka premtuar një shumë prej 2000 euro për pajisen e bibliotekës së shkollës fillore “Isa Boletini”. Po ashtu, ambasadori norvegjez ka premtuar investime edhe në ndërtimin e trotuarit që lidhë dy fshatra Lëbush dhe Strellci afro dy kilometra i gjatë me një investim prej 45 mijë euro. Sipas premtimeve që i dha ambasadori i Norvegjisë Svere Johan Khvale, ky projekt do të realizohet në një afat prej 50 ditësh.Të jesh në fshatin Isniq e të mos e vizitosh edhe Kullën e Osdautaj, thuaj se nuk ke qenë fare. Ndërkaq, Ambasadori është njohur edhe me traditat e kullave të Dukagjinit.

