Anëtaret e Komitetit për Komunitete dhe Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ishin në vizitë në teren në vendet ku jetojnë komunitetet në komunën e Deçanit, ne lagjet Pemishte dhe Gramaçel.
Gjate kësaj vizite u realizuan edhe dy vizita neper shkolla ku ndjekin mësimin nxënësit nga komuniteti jo shumice.
Ne Shkollën fillore “Rexhep Kadrijaj” në Rastavic mësimin e rregullt e ndjekin gjithsej 17 nxënës te komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Nga Drejtoria e kësaj shkolle u njoftuam se nxënësit e komuniteteve jo shumice janë te integruar plotësisht dhe nuk kanë asnjë problem sa i përket vijimit te shkollimit te rregullt, përveç disa nxënësve (6) që në vazhdimësi për periudha kohore te ndryshme nuk vijojnë mësimin e rregullt.
Personeli i kësaj shkolle në vazhdimësi këta nxënës i ka kthyer ne proces te rregullt mësimor por të njëjtit vazhdojnë të paraqesin problem në vijueshmërinë e procesit te rregullt mësimor.
Ne Shkollën fillore “Drita” në Gramaçel mësimin e rregullt e ndjekin gjithsej 36 nxënës te komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Nga Drejtoria e kësaj shkolle u njoftuam se nxënësit e komuniteteve jo shumice janë te integruar plotësisht dhe nuk kanë asnjë problem sa i përket vijimit te shkollimit te rregullt, përveç një nxënësve që e ka braktis mësimin e rregullt.
