Nënë përkujdesje e kryetarit të komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj , për tre net radhazi është mbajte Festivali Folklorik Gjithëkombëtarë “Eshkë e Ndezur mbi Shkëlzen”, në nderim të rapsodëve Dervish Shaqa dhe Demush Neziri.
Më këtë rast kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , tha se Deçani ka ruajtur vlerën e traditave kulturore , ky festival gjithëkombëtar i cili mbahet në nderim të rapsodëve Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, padyshim se ka vlerave veta ne si Deçan do ta ruaj këtë traditë duke organizuar edhe në të ardhmen .
Pas përformimit të shoqërive kulturo-artistike dhe ansambleve të ndryshme gjatë tre netëve radhazi ku ishin mbi 40 sosh nga të gjitha trevat shqiptare, juria në përbeje të antarëvë Profesor Doktorr,Haki Hysenja Muzicent,Kujtim Shala, Publicist, Ali Geci , Kompozitor… Kreshnik Aliqkaj dhe Koreograf Deli Metalijaj vendosi që kët vit Ansambli Folklorik Autokton “Rugova”, të jetë fituesi i vendit të parë, dhe i atij të grupit më të kompletuar me kostumet kombëtare, vendi i dytë ansamblit nga Gjilani si dhe çmimi i tretë Shoqërisë Kulturo-Arsitike “Shpresa” nga Struga.
Përveç tri çmimeve të para janë dhënë edhe çmime tjera si ai për instrumentistin më të mirë i cili i takoj ansamblit të Drenasit, këngëtarja më e mirë u zgjodh ansambli nga Gjilani, çmimin e publikut mori ansambli shqiptarë i këngëve dhe valleve nga Bursa e Turqisë, grupi me këndimin më autentik rapsodët Ali Krasniqi dhe Gani Hoxha, orkestra më e mirë ansambli “Shote Galica” nga Drenasi.
Për vlerat e traditës më të mira të ruajtura u dekorua ansambli i Obiliqit, valltarja më e mirë u shpall Arbnore Gjonbalaj nga Plava dhe Gucia, valltari më i mirë Egzon Danaj, teksti më i mirë Besim Avdyli, çmimi i karrierës ansambli “Treva Ar”, nga Tirana me koreografin Skënder Haklaj, çmimi “Bajrush Doda”, ju takoj rapsodëve nga Kruma e Hasit, si dhe vallja me koreografinë më të bukur u shpall shoqëria Kulturo-Artistike nga Hani i Elezit.
“E veçanta e këtij festivali është se pikërisht nata e tretë përkon edhe me 18 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Luan Haradinaj, me çka dëshmon se historia e këngës dhe e valles shpalosë edhe karakterin e kombit shqiptarë me shekuj
Gjithçka ka shkuar mirë dhe sipas planifikimeve, dhe jam shumë i kënaqur me mbarëvajtjen e këtij festivali tha drejtori Mustafë Ramaj,vetë prania e këtyre më shumë se 40 grupeve e ansambleve, tregon se “Eshkë e Ndezur mbi Shkëlzen” nuk është shuar e nuk do të shuhet kurrë”, është shprehur Ramaj.