Që nga janari i vitit 2010 Arkivi komunal në Deçan,ka filluar punën edhe zyrtarisht falë investimeve të OSB-së dhe komunës së Deçanit. Shefi i Arkivit komunal Ibish Gervalla, tregon se grumbullimi i materialeve nga të gjitha drejtoritë e komunës të cilat kanë qenë të shpërndara ka rezultuar më sukses.
Kjo falë angazhimit të personelit që tashmë punojnë së bashku Emine Islamaj dhe Skënder Avdimetaj, të cilët kryen punë të përbashkët për regjistrimin e të gjitha dokumenteve në mënyrë kompjuterike.
Për dhjetë vite pas lufte e deri në janar të vitit 2010 nuk ka ekzistuar arkivi dhe për këtë arsye është bërë grumbullimi i lëndëve të cilat kërkojnë kohë dhe përkushtim për t’i sistemuar edhe pse në kuadër të mundësive ekzistuese janë bërë përpjekje të krijimit të kushteve për punë efikase dhe funksionale të arkivit komunal. Tutje Gërvalla, tregon se duke u bazuar në dispozitat ligjore , rregulloret dhe standardet tjera ndërkombëtare për lëmin e arkivistikës. Çdo njësi territoriale dhe administrative është e obliguar të organizojë shërbimin e mbrojtjes se lëndës arkivore si monument i kulturës. Andaj, edhe ne si punëtorë të këtij sektori me përkushtimin profesional, në rrethanat në të cilat punojmë, jemi angazhuar që të ofrojmë informata, shënime të lendës, se si duhet të behët klasifikimi i lëndës arkivore me qëllim të funksionalizimit dhe shfrytëzimit sa me racional të lëndës ekzistuese për destinacionin e caktuar me ligjin mbi arkivat dhe lëndën arkivore. Ndonëse, arkivi është i paisur më 107 dollape të cilat shërben për sistemimin e dokumenteve brenda viti 2010 kemi sistemuar :
600 dosje vitit kalendarik 2000 – 2009. Këto dokumente janë të marra në Sallën e Asamblesë ,77 dosje me aktvendime nga zyra e prokurimit për vitin 2007, nga zyra pritëse janë arkivuar 117 dosje,të gjitha dokumentet e vitit 200 deri ne 2009 dhe disa dokumente nga zyra për Ekonomi dhe Zhvillim e Subjektit afarist. Po ashtu edhe 30 dosje nga viti 2002 deri ne vitin 2009, ndërkaq Gërvalla, tregon së për të qenë puna me efikase kërkohen kushtet më të mira dhe një zyrë e veçantë për pranim – dorëzim të lëndëve e cila aktualisht mungon, por shpresojnë që brenda një përudhe të shkurtër kohore edhe ky problem do të zgjidhet në mënyrë që Arkivi Komunal të jetë edhe më funksional .