Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare ”Jeta” organizon marshin sensibilizues për fushatën ” 16 Ditë Aktivizëm për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas” e cila zhvillohet me mesazhin:
”As edhe një më shumë”
Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në marshin sensibilizues me datën 6 dhjetor 2022, në ora 11:30. Marshi fillon nga Komuna e Deçanit dhe vazhdon deri te Stacioni i Policisë, duke u kthyer prap në oborrin e komunës.