Sot nuk u mbajt mbledhja e V-të e rregullt e Asamblesë Komunale, sipas ftesës së bërë nga kryesuesi z.Jashar Dobraj, në këtë mbledhje më propozimin e kryetarëve të grupeve parlamentare në dakordim edhe më ekzekutivin e komunës mbledhja në fjalë u shëndërrua në mbledhje më dyer të mbyllura sipas Neni 29-të të rregullores për punë të kuvendit .
Mbledhja e Kuvendit Komunal me dyer të mbyllura vazhdoi si rrjedhojë e aktgjykimit të nxjerr nga Gjykata Kushtetuese më dt 20 Maj 2016. Duke shprehur shqetësimin e institucionit komunal dhe qytetarëve të komunës së Deçanit në këtë seancë pas diskutimeve të shumta u ngrit një komision në përfaqësim nga kuvendi dhe ekzekutivi .
Ky komision mori për detyrim që të hartoi strategjinë e mos pajtimit dhe të kundërshtimit në raport me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese .
Komisioni komunal ka këtë përbërje :
1. Rasim Selmanaj –Kryetar i Komunës
2. Bashkim Ramosaj-Drejtor i Administratës Komunale
3. AAK, LDK , PDK takimi i komisionit në përbërje të plotë do të mbahet ditën e Hënë në ora 8:00.
Në këtë komision do të inkorporohen edhe përfaqësues tjerë sipas nevojës .
Format e veprimit të propozuara nga ky komision do të aprovohen në Kuvend.
Zyra për informim dhe komunikim !
Zyra për informim KK-Deçan
Udhëheqësja e zyrës :Yllarta Thaqi
Kontakt: 049844900 /045120715
Facebook:Rasim Selmanaj dhe Komuna e Deçanit