Jashar Dobraj kandidat i propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është zgjedhur Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit për legjislativin e ardhshëm katër vjeçar. Dobraj ka marrë në rrethin e dytë të votimit 14 vota të asamblistëve, kundër kandidati i tij Halil Dervishaj i Propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 10 vota, ndërkaq dy vota kanë dal të pavlefshme dhe një abstenim.
Në raundin e parë të votimit Jashar Dobraj nga AAK ka marrë 13 vota, Halil Dervishaj 9 vota, Xhevdet Hasanmetaj 3 dhe dy vota kanë qenë abstenim.
Pas marrjes së votëbesimit Jashar Dobraj në fjalën e tij të rastit, u ka premtuar këshilltarëve komunal se do të jetë bashkëpunues mbi interesat politik “ Meqë edhe më herët kam udhëhequr me asamblenë Komunale në Deçan, me rast e njohë shumë mirë punën dhe përgjegjësit që me bien si kryesues, Zotohem edhe sot këtu para jush se do të jem bashkëpunues me secilin, në të mirë të interesave të qytetarëve të Komunës së Deçanit. Urojë që edhe ju koleg të nderuar gjatë këtij mandati ti leni anash interesat politik kur është në pyetje interesi i qytetarëve të Komunës së Deçanit. Duke ju falënderuar edhe një herë për votë besimin që më dhatë sot ju ftoj që bashkërisht të punojmë, të bashkëpunojmë që qytetarëve tanë atyre që na i dhanë votat për ti përfaqësuar në mënyrën me të mirë të mundshme” tha Dobraj.
Në seancën e sotme e që ishte edhe vazhdim i seancës konstituive të asamblesë, si pik e rendit të ditës ka qenë edhe shpallja qytetarë nderi i Komunës së Deçanit, Kryebashkiaku i Tiranës, njëherësh Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Lulzim Basha. Ky propozim i ardhur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është votuar Unanimisht nga të gjithë këshilltarët Komunal.
z.Lulzim Basha sipas këtij votimi nga sot është qytetar nderi i Komunës së Deçanit, ky çmim Bashës pritet ti dorëzohet në muajt e parë të vitit 2014 në një ceremoni të veçantë , kur Basha do të vizitoj Komunën tonë.