Realizimi i projekteve në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve të parapara nga buxheti i komunës për këtë vit, janë në fazën e përmbylljes për këtë vite .
Sot kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, dhe përfaqësues të lagjes së Nurajve të fshatit Strellc i Ulët i Komunës së Deçanit,kanë përuruan edhe një rrugë të re në këtë fshatë .
Komuna e Deçanit ka qenë investitor i asfaltimit të kësaj rrugë me gjatësi prej 1 kilometër e 300 metra. Banorët e këtushëm shprehen falënderime të sinqerta për kryetarin Selmanaj dhe stafin e tij,për asfaltimin e rrugës. E kryetari Selaman tha se më kërkesën e banorëve të kësaj lagjeje që të përmirësohen kushtet infrastrukturore ne si komunë ju kemi përgjigj duke ndarë mjete për të asfaltuar këtë rrugë ngase ka qen nevojë imediate për këtë lokalitet .Edhe banoret e kësaj lagjeje i janë gëzuar shtrimit të asfaltit dhe janë falënderues ndaj komunës së Deçanit, konkretisht kryetarit Selmanaj .