Uroj që në kampin “Sparta” ku aktualisht janë të vendosur forcat paqeruajtëse të KFOR-it, përkatësisht në hapësirat e pushimores së fëmijëve “Pishat e Deçanit”, ti shoh fëmijët e Kosovës, ardhmërinë e vendit tuaj”,
”ka thënë koloneli Davide Di Bartolo, komandant i BSHP, në takimin e tij lamtumirës me kryetarin e Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj. Mirëpo, ka shtuar ai se me gjithë vullnetin tonë që kjo të ndodhë kështu, varët se si do të vendoset çështja e pronësisë së kësaj pushimoreje të cilën ne e kemi marrë në shfrytëzim nga UNMIK-u. Megjithatë, sipas tij ky problem dhe çështja e pronave me Manastirin, të cilat shtrihen në zonën me rëndësi të veçantë do të zgjidhën se shpejti.
“Këto probleme duhet të zgjidhen shumë shpejtë”, është deklaruar komandanti Bartolo, i cili është shprehur i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit me pushtetin lokal të kësaj komunë dhe njëkohësisht edhe për respektin dhe mikpritjen e deçanasve, të cilët siç tha ai i kanë lënë mbresa të thella që shpesh të vi në Kosovë. “Në shkurt do të jem serish në Deçan ku së bashku do të bëjmë përurimin e Qerdhës së Fëmijëve” është shprehur ai, derisa bashkë më kryetarin Selmanaj, po përcillte punimet e ndërtimit të këtij objekti të rëndësishëm, projekt ky i realizuar nga KFOR-i dhe buxheti i komunës.
Pasi ka falënderuar për bashkëpunim dhe ndihmën e madhe për realizimin e shumë projekteve nga ana e KFOR-it italian, kryetari Selmanaj, ka kërkuar ndihmën e mëtejshme edhe për zgjidhjen e problemeve aktuale. “Unë besoj se pavarësisht nga misioni juaj, mund të ndihmoni edhe në zgjidhjen e problemeve tjera siç është rasti me pushimoren e fëmijëve”, është shprehur ai, duke besuar se problemet jetike të qytetarëve të mos politizohen, ngase sipas tij jeta nën “geto” është e rëndë dhe tani është koha që problemet pronësore t’ia lemë drejtësisë, kurse është në interes edhe të Manastirit të hapët për qytetarë dhe të mos jetë pengesë e zhvillimit. Në vazhdim Selmanaj, ka njoftuar ushtarakët e KFOR-it për realizimin e shumë projekteve në komunën e tij,kurse në ndarje të kësaj vizite lamtumirëse janë këmbyer dhurata simbolike.