Është bërë hapja e qendrës së karrierës në shkollën profesionale ”Tafil Kasumaj”, me mbështetjen e Solidar Suisse, ku së bashku me drejtorin e shkollës, z. Lan Stojkaj, znj. Majlinda Rizvanolli, këshilltare në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, drejtorin e DKA-së, z. Besnik Hulaj dhe z. Arif Kadriu, Projekt Menagjer në Solidar Suisse Kosova, patëm kënaqësinë të shënojmë përurimin e qendrës të karrierës.
Na nderuan me praninë e tyre drejtori i departamentit të Aftësimit Arsimor Profesional në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, z. Lah Nitaj, znj. Syzane Baja, Koordinatore e Programit të Solidar Suisse në Evropën Juglindore dhe znj. Ryve Prekorogja nga DAAPRR MASHTI.
Kjo qendër do të jetë lidhja midis shkollës dhe sektorit të biznesit, duke qenë një urë lidhëse për zhvillimin e karrierës së të rinjve dhe punësimin në profilet e mësuara në shkollën profesionale.