Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht Agjensioni për menaxhimin e emergjencave në fazën e dytë të projektit që do të përfundojë më 30 qershor, po vazhdon që ti paisë më kamion Brigadat e Zjarrfikësve nëpër komuna. Në kuadër të këtij projekti sot brigada e zjarrfikësve në Deçan, është paisur më kamion për teren malore, kamion i cili deri më tani i ka munguar kësaj brigade.
Drejtori i këtij dikasteri z.Izet Zenuni, tregon se kjo njësi posedon një autoambulancë, me tre kamion dhe një automjet për shërbime te shpejta ndërsa kamioni që ne sot kemi pranuar nga MPB-ja, ka qen mesë i nevojshëm për ketë brigadë duke mare parasysh se shtrirja gjeografike e komunës së Deçanit, është në teren malorë dhe mundësit për shuarjen e zjarrit dhe mbërritjen me kohë nga sot janë më të lehta .
Bazuar në ligjin e zjarrfikësve ku është e përcaktuar që në 1500 banorë duhet të këtë një zjarrfikës ndërsa komuna e Deçanit, më numër të banorëve mbi 40 mijë 300 banorë , aktualisht ka vetëm katërmbëdhjetë zjarrfikës gjë që në rastet emergjente veshterson punën dhe paraqet problem që të aktivizohen edhe vullnetarë për të ju dal në ndihmë por jemi në pritje që edhe ky problem të zgjidhet e kjo varet direkt nga MPB-ja thotë drejtori z.Izet Zenuni.