Më 25 Prill të këtij viti kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj në bashkëpunim më Grupin Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W) , kontingjent italian përfaqësuar nga Kolonel Salatore Alessandro SARCIA kishin nënshkruar një memorandum mirëkuptimi që komuna e Deçanit në bashkëpunim më KFOR-in të bëjnë përzgjedhjen e stafit komunalë që te kryen një trajnim për dezinfektim dhe dezinsektimin të objekteve publike të komunës së Deçanit.
Ekipi i cili ka përfunduar trajnimin më sukses ishte në këtë përbërje : Zeqë Malaj, Valon Hoxha , Demë Mataj,Arsim Qerimaj dhe Besim Kameraj
Sot këtij ekipi edhe zyrtarisht i janë ndarë certifikatat e trajnimit në mënyrë që të nisin edhe punën e tyre në dezinfektim dhe dezinsektim të objekteve publike .
Më këtë raste përfaqësuesit e KFOR-it nga Grupi Shumëkëmbësh Perëndim Instruktori Mauro Arcamone u shprehen se nisma të tilla në të mirë të komunitetit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen duke mare parasysh se ky ekip i përzgjedhur më sukses ka përfunduar trajnimin .Ndërsa ata të cilët sot edhe janë certifikuar zotohen se punën e tyre do ta kryen më sukses , duke shtuar se pajisjet janë më standarde të larta dhe materiali është i bollshëm për kërkesat e parashtruara deri më tani mbase vlera e materialit shpenzues ku përfshihen çizme , pompa gome , uniforma për dezinfektim , maska kundër gasit, filtra doreza , trak sinjalizuese , pompë për spërkatje krahu etj kapë shifrën mbi 7000 mijë €
Ky ekip do të nis punën javën e ardhme në kopshtin e fëmijëve ,, Fatosat’’ në Deçan .