Klubi i Çiklizmit “Bike Club Deçani” organizoi marshin simbolik për të nderuar Luan Haradinajn – Luanin e trojeve shqiptare.
Marshi nisi nga qyteti i Deçanit dhe do të vazhdoj drejt Qafë Mullarit.
Ky aktivitet ishte i hapur për të gjithë dhe ofroi mundësinë që çdo çiklist t’i bashkohej këtij udhëtimi përkujtimor, në nderim të veprës së një prej dëshmorëve të parë të Rajonit të Dukagjinit, në ditën e rënies së tij.