Para se të shkojë në aprovim të legjislativit komunal, zyrtar të drejtorive përkatëse të Komunës, kanë debatuar draftin e Rregullores për menaxhimin e mbeturinave, e cila është hartuar nga njohës të kësaj problematike,
përkatësisht të Drejtorisë për Administratë Publike dhe Drejtorisë për shërbime Publike. Debati është zhvilluar nën për nen të kësaj rregulloreje, përmes të cilës Komuna, insiston të vejë rregull dhe të ngrit nivelin e përgjegjësisë, por edhe të obligimeve të bizneseve si dhe të qytetarëve për mjedis të pastër. Pas disa ndërhyrjeve në tekstin e kësaj rregulloreje, njëzit është marrë qëndrim që ky dokument i rëndësishëm të jetë teme e seancës së ardhshme të Kuvendit Komunal dhe njëkohësisht pritet miratimi i saj. Po ashtu në këtë debat u tha se projektet për mjekësisë të pastër, ka gjetur përkrahjen edhe të USAID-it.