Në Komunën e Deçanit u mbajt debat publik lidhur me Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, për projektin “Ndërtimi i rrugës – Laku i Kryqes”.
Debatin e udhëhoqi z. Shaban Haxhaj, zyrtar në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, i cili prezantoi detajet e raportit dhe rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin infrastrukturor dhe mbrojtjen e mjedisit.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin mendimet, komentet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me ndikimin që ky projekt mund të ketë në ambientin përreth.
Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar për të përfshirë publikun në proceset vendimmarrëse dhe për të garantuar transparencë e llogaridhënie në realizimin e projekteve zhvillimore.