Deçani ka mundur skuadrën e Ramiz Sadikut, në kuadër të xhiros së 20, së Ligës së Parë , me rezultat 2:0. Me këtë fitore deçanasit ruajnë pozitën e tretë në tabelë më 38 pikë.
Kushtet atmosferike jo të përshtatshme nuk ishin pengesë për asnjë çast që djelmoshat e skuadrës së Deçanit të mos korrin fitore si mysafirë duke mposhtur Ramiz Sadikun 2:0. Me këtë fitore deçanasit treguan edhe një herë së janë skuadër pretendente për një pozitë që në Raiffaisen Superligë.
Rastet e Deçanit, Mbrojtja e Ramiz Sadikut
Ndeshja nisi me një ritëm të ulët dhe faktor kryesor ishte moti me shi, I cili pengoi të dy skuadrat të shfaqin diçka më tepër, duke bërë kështu që minutat e parë të takimit të zhvilloheshin në lojë jo atraktive për shikuesit. Rastin e parë e kishin prishtinasit në minutën e 9, kur Blerant Kurtishaj provon goditjen nga 20 metra, por I vëmendshëm ishte Visar Haxhia, që intervenoi për mrekulli për të evituar rrezikun. Për mysafiret ishte Atdhe Gashi I cili kërcënoi portën e Besar Ismajlit në minutën 15, me një goditje të fuqishme e cila përfundoj jashtë portës. Në minutat në vazhdim të dy skuadrat mundoheshin që përmes kundërsulmeve të bënin diçka më tepër, por pa ndonjë sukses. Rast të mirë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi e kishte Bekim Bajraktari, në minutën e 30-të, I cili u gjend I vetëm përballë Ismajlit, por në çastet e fundit Ilir Gega intervenoi për mrekulli, për ta larguar topin nga këmba. Edhe në minutën 40, udhëtuesit kishin rast të mirë shënimi, kur pas gabimit të qendërmbrojtësit Gega, më së miri përfitoi Atdhe Gashi, I cili nga afërsia nuk arriti të mposht Ismajlin e disponuar për lojë, që edhe kësaj radhe shpëtoj skuadrën e tij. Deri në fund të pjesës së parë, të dy skuadrat nuk treguan asgjë, duke shkuar në pushim me rezultat të barabartë (0:0).
Pjesa e dytë me dy gola.
Pjesën e dytë furishëm e filluan udhëtuesit të cilët kërkonin më çdo kusht të zhbllokonin rezultatin, pas rasteve të humbura në pjesën e parë. Sërish në rast të mirë shënimi ishte Atdhe Gashi, I cili gjuan furishëm, por topi përfundoi shumë pranë portës. Pesë minuta më vonë, edhe Bekim Bajraktari provoj goditjen duke I sjell mjaftë vështirësi Ismajlit, I cili me mund të madh arriti ta ndal topin. U desh të pritet minuta 57, për të parë golin e parë kur pas një harkimi në zonë më së miri u gjet Erdogan Brando, I cili me një goditje të fuqishme mposhti Ismajli për epërsi 1:0. Edhe përkundër golit të shënuar udhëtuesit sulmonin pa ndërprerë, dhe në minutën 63 Gashi provon goditjen, por topi përfundoi jashtë portës. Goli I dytë erdhi tek në minutën 77, pas një goditje të fuqishme nga Ardian Gojani, dhe topin Ismajli nuk arriti ta ndal duke përfunduar në rrjetë për rezultatin 2:0, në të mirë të deçanasve. Pas ndeshjes, Erdogan Celina, është shprehur shumë I lumtur me fitore “ Jam shumë I lumtur me këtë fitore, djelmoshat e mijë treguan lojë shumë të mirë. Kjo fitore na jep edhe më shumë motiv të vazhdojmë edhe me tej” tha Celina.
Të dielën në ora 15:00 në stadiumin “Shani Haxhiislami” Klubi i futbollit Deçani, do të zhvilloj ndeshjen e radhës me K.F “KEK-u” të Mitrovicës, në kuadër të xhiros së 21-të. Sipas udhëheqësve të Klubit të Deçanit, lojtarët janë në formën me të mirë të mundshme, dhe fitorja është e sigurt e jonë.