Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj bashkë me z.Zenel Bunjaku koordinatorin e projektit, kanë vënë gurthemelin e ndertimit të Qendrës së Turizmit,qender e cila I ka mungu qytetit të Deçanit . Ky projekt i investuar nga Komisoni i Europian në bashkëfinancim me komunën e Deçanit.
Ky investim do të jetë në të miren e qytetarëve të komunës së Deçanit dhe më gjerë, çdo vizitor në komunën e tonë do ta ketë si pikë referuese këte qendër për tu njohur më mirë me resuerset që ofron komuna e Deçanit, projekti i nisur sot do të përfundoj në qërshor të këtij viti.