Vazhdojnë investimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimit te mundësive me te mira për banoret e komunë së Deçanit
Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, të premten, ka bërë përurimin e katër projekteve, kostoja e të cilave është mbi njëqind e njëzetmijë euro, mjete të ndara nga buxheti komunal. Ai, pasi ka përuruar rrugën që lidh fshatin Kodrali me Beleg, si dhe asfaltimin e fushës së sportit të shkollës, mes këtyre dy fshatrave, ka thënë se, Deçani po ecën kah zhvillimi i saj, në të gjitha drejtimet, duke mos anashkaluar projektet në rregullimin e infrastrukturës rurale dhe shkollore. “Jemi në rrugë të mirë të zhvillimit të kësaj komune, duke realizuar projekte në shumë fusha, qoftë me mjetet e buxheti Komunale, por edhe të Qeverisë së Kosovës dhe donatorëve tjerë”, ka vlerësuar Selmanaj. Ndërsa banoret e këtyre lokaliteteve ku edhe sot është ber përurimi i këtyre investimeve tregojnë se sa ka qen i domosdoshëm investimi në këto vende duke e çmuar lart gatishmërinë e kryetarit Selmanaj, qe t investoi ne këto lokalitete ku 10 vite pas luftës askujt nuk ju kujtua as ti vizitoi. Ndërsa Selmanaj, tha se paraja e qytetarëve po u rikthehet atyre me investime në projektet jetike për ta, jo vetën në rregullimin e infrastrukturës rrugore, por edhe në fusha të tjera duke pohuar se deri ne fund te vitit n ter komunën do t përfundohen edhe 20 projekte tjera t rinisura m herët .