Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Komuna e Deçanit është renditur e dyta në nivel vendi për performancën komunale.
Ky rezultat është dëshmi e punës, përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm të të gjithë stafit komunal.
Falënderojmë secilin punonjës të Komunës së Deçanit për profesionalizmin dhe kontributin e dhënë në arritjen e këtij suksesi. Ky vlerësim na motivon që të vazhdojmë me edhe më shumë përgjegjësi, transparencë dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve.
Së bashku do të vazhdojmë të punojmë që Deçani të renditet ndër komunat më të suksesshme në Kosovë, me synimin për të arritur vendin e parë!