Hendbollistët e KH ,,Deçani’’ fituan kupën e Ligës se Parë në Kosovë në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Deçani vazhdon të konfirmohet si qendër e rëndësishme e hendbollit kosovar, ndërsa skuadra deçanase në edicionin e ardhshëm do të jetë në Superligë.
Liga e Parë ka përfunduar të dielën. Deçani ka mbledhur 33 pikë që i mjaftojnë për pozitën e parë. Ndeshjen e fundit e fiton me rezultat zyrtar, pasi KEK-u nuk udhëtoi.
Për ketë rezultat kryetari Ramosaj u shpreh i kënaqur më të arrituara e KH ,,Deçani’’ ku ndër të tjera tha se jam i lumtur më të arriturat e KH ,,Deçanit’’ dhe jam i përkushtuar që ta mbështes sportin në komunën tonë. Jam krenar më ju tha Ramosaj.