Vikendi në Komunën e Deçanit është përcjellë me dëme të mëdha, si pasojë e erërave të fuqishme.
Janë regjistruar shumë raste të dëmeve të mëdha, si kulme të objekteve,dëmtimi i stallave dhe objekteve përcjellëse serave të fermerëve e deri tek pasojat në zjarr mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra nga 48 orë ndërsa një rast ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në Deçan.
Sipas drejtorit të drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim dhe Shërbime Publike z.Izet Zenuni , dëmet janë shumë të mëdha ne si komunë duke u bazuar në ligjin për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësive tjera me ligjin nr. 04/-L-027 dhe në rregulloret komunale për Mbrojtje e Shpëtim me vendim te kryetarit të Komunës z.Rasim Selmanaj , kemi nxjerrë komisionin në këtë përbërje :
Xhevat Lufaj ,Hyse Dinaj , Bajaram Dervishaj , Besim Kameraj ,dhe Jashar Hulaj .
Ky komision është i obliguar të vlerësoj ankesat e qytetarëve për dëmet e shkaktuara nga erërat e forta të datës 21.11.2015.
Komisioni nga themelimi më dt 24.11.2015 , ka dalë në teren dhe është duke ber verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga era , por sipas drejtorit Zenuni, pos që komisioni ka dal në teren në Mbrojtje e Shpëtim dhe Shërbime Publike kanë arritur edhe disa kërkesa për ndihme të adresuar nga qytetarët për dëmet e shkaktuara .Dëmet më të mëdha janë shkaktuara në fshatrat Strellc i Ulët , Llukë e Epërme , Carrabreg i Epërm , Lumbardh , Kodrali , Irzniq , Prokolluk ,këto janë vetëm disa vendbanime që deri më tani janë vizituar nga komisioni i formuar që kanë dalë në teren .
Gjithnjë sipas drejtorit të Shërbimeve Publike z.Izet Zenuni, pas regjistrimit dhe vlerësimit, pritet që komisionet të dalin me vlerësim përfundimtar të dëmeve të shkaktuara, të cilat konsiderohen mjaft të mëdha.