Deçani është gati të mirëpresë një nga ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare – Kampionatin Botëror Senior në Muaythai – IFMA 2026.
Ky aktivitet madhështor organizohet nga Federata përkatëse, në bashkëpunim me Komunën e Deçanit, me mbështetjen e sponsorëve dhe partnerëve.
1–11 shtator 2026
Gjatë këtyre ditëve, Deçani do të jetë nikoqir i sportistëve, delegacioneve dhe dashamirësve të sportit nga vende të ndryshme të botës.
Ceremonia zyrtare e hapjes do të mbahet më 5 shtator, në ora 14:00, në Pallatin Sportiv “Ruzhdi Ramosaj” në Deçan.
Ftojmë qytetarët, sportdashësit dhe të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë sportive dhe të përjetojnë nga afër emocionet e Kampionatit Botëror në Muaythai.
Mirë se vini në Deçan!