Tropoja dhe Kukësi,ishin bazat kryesore të furnizimit me armatim për lirinë e Kosovës, kurse nga “Vuqidolli” i Tropojës, pas stërvitjeve ushtarake, karvanin e çlirimtarëve e përbenin edhe tropojane dhe kuksianet. Kështu është thënë në Akademinë Përkujtimore, kushtuar 9 dëshmorëve nga Kukësi dhe Tropoja, të cilët jetën e tyre ia falën lirisë së Kosovës.
“Burrat trima nga Tropoja e Kukësi, që ranë në beteja për liri, dëshmorët Arif Dautaj, Bardhyl Breqani, Fatmir Doçi, Halit Coka, Hazir Mala. Mehmet Dizdari, Qazim Dautaj dhe Ramis dhe Tahir Memia, ishin shembull i nderit dhe krenarisë kombëtare”, ka thënë Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës, i cili duke folur për figurën e komandantit të tyre Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se ai është sinonim i një luftë të drejtë dhe se edhe vetëm edhe pak kohë na ndan, kur Ramushi, serish do të rikthehet me fitore nga Haga, do t’i rikthehet vendit që ka nevojë shumë për te.
Sipas Daut Haradinaj, “kurrë nuk do të çlirohej Kosova, pot ë mos ishte Shqipëria, e cila dha bukë dhe barut për lirinë e saj”, ndërkohë ai, ka përmend kontributin e saj gjatë gjithë historisë edhe emra heronjsh dhe dëshmorësh që ranë në luftë për tërësinë gjeografike shqiptare.
Duke folur në emër të Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut, Qazim Zeqë Makaj, kryetar i degës në Tropojë, pasi ka falënderuar organizatorët e kësaj akademie ka thënë se “ nga 630 dëshmor sa ka Topoja, 418 prej tyre, kanë rënë në mbrojtje të territorit të tokave shqiptare, kurse në radhët e UÇK-së, në betejat për liri, nga Tropjoa, në gjerdanin e dëshmorëve radhitën edhe 17 tropojan”. Ai ka përkujtuar figurën e Mic Sokolit, duke e krahasuar atë e kontributin siç tha ai, edhe të shumë “ mic sokolave” të tjerë, të cilët në etapa të ndryshme të historisë u bënë kurban për lirinë e trojeve shqiptare.
Në këtë Akademi Përkujtimore, në të cilën merrnin pjesë edhe familjarë të dëshmorëve, veteran dhe invalid të luftës së UÇK-së, nga Kosova dhe Shqipëria, kanë folur edhe Faik Doda dhe Ali Geci.