Deçani shënon 25- vjetorin e fillimit të mësimit Shtëpi-Shkolla me planprogram të Republikës së Kosovës!
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës z.Rasim Selmanaj , në bashkëpunim më Gjimnazin ,,Vëllezërit Frashëri ‘’ dhe Lidhjen e Historianëve në Deçan sot në sallën e Asamblesë Komunalë është organizu solemitet në përvjetorin e 25-të të fillimit të mësimit Shtëpi-Shkolla më plan program të Republikës së Kosovës .Pikërisht 25 vjet më parë, më 27 janar 1992, mësimdhënësit dhe nxënësit e Gjimnazit “Vëllezërit Farshëri” në Deçan, filluan të mbanin mësimin e pavarur në gjuhën shqipe duke u organizuar në variantin shtëpi-shkollë. Ky organizim filloi të bëhej pasi pushteti serb arriti që të dëbojmë si mësimdhënësit dhe nxënësit nga objekti i Gjimnazit tonë.
Procesi edukativo-arsimor, i cili u organizua gjatë gjithë periudhës 1992-1998, nuk do të kishte vlerë pa përkrahjen e pa rezervë edhe të qindra kryefamiljarëve anë e kënd komunës sonë, të cilët i lëshuan shtëpitë e tyre për t’i bërë shkolla.
Mbijetesa e shkollës shqipe sidomos në vitet e 90-ta kur regjimi i Millosheviqit i kishte mbyllur shkollat shqipe , i ka protagonistët pse jo edhe Heronjtë e vet
Sot kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj ka vendosur ti nderoi më mirënjohje profesorët Dëshmorë të cilët punuan në gjimnazin ,,Vëllezërit Frashëri’’ , po ashtu më ketë raste me mirënjohje nderohen edhe Koordinatorët e shkollave shqipe në Komunën e Deçanit .
Me motivacionin : Për kontribut jetësorë në fushën e arsimit dhe edukimit në Gjimnazin V. Frashëri shtëpi shkolla 1992-1998 Mirënjohje i ndau kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj,dhe Drejtori i Gjimnazit z.Bekim Vishaj
Më mirënjohje pas vdekjes nderohen
1. Prof .Njazi Ferizaj –Drejtor iGjimanzit
2. Prof.MaxhunÇekaj
3. Prof .TafilKasumaj
4. Prof .DinëÇekaj
5. Prof.IbrahimShabanaj
Me mirënjohje nderohen
1.Prof.Nezir Avdimetaj – Drejtorë
2.Prof .SadriLokaj –Drejtor
3..Sali Rrustemaj –Sekretar-Arkatar
Koordinatoret
1. Prof – Adem Mehmetaj-Isniq
2. Prof- DemëHasanramaj-Strellc
3. Prof.ZenelKasumaj–Regjioni i Vokshit
4. Prof.Bajram Bajraktari-Deçan
5. Prof.BajramDacaj-Irzniq
6. Prof .BeqëKnushi -Junik
7. Prof.HasanLokaj-Prejlep
Për atë kohë të vështir dhe mbijetesën e Arsimit Shqip kanë folur Bekim Vishaj drejtor i Gjimnazit ,,V.Frashëri’’ Pro.Selim Lokaj,Prof.Nezir Avdimetaj, Drejtori i DKA-së z.Qazim Maloku dhe Prof.Bekim Mushkolaj .