Për nder të 22 Prillit ditës Ndërkombëtare të Tokës Komuna e Deçanit, në bashkëpunim më Drejtorin për mbrojtje dhe shpëtim, Drejtorin e Arsimit të kësaj komune dhe Kompaninë Gogaj Ag, kanë mbjellurë mbi 365 fidanë
fidanë në tërë qytetin si dhe kanë pastruar të gjitha hapësirat e gjelbëruara dhe oborret e shkollave të mesme dhe fillore të kësaj komunë .Admir Hasanaj Drejtor i Shërbimeve Publike, tregon se nuk është ky viti i parë që ne vazhdojmë të ruajmë hapësirat e gjelbëruara në ter komunën këtë e bëjmë në vazhdimësi por sot është më e veçantë ngase shënohet dita ndërkombëtare e Tokës.
Nuk mjafton të shënohet një dit në vit ndërsa ditëve tjera ne te hedhim mbeturina kudo ta ndotim ambientin u shprehen nxënësit të cilët kishin dalë në këtë aksion, duke pohuar se vet qytetaret e pa ndërgjegjshëm janë ata të cilët krijojnë pa pastërtinë e qytetit por edhe të zonave rurale. Pas mbjelljes së këtyre luleve dhe drunjve apelohet tek qytetaret që të mos i dëmtojnë por ti ruajnë sepse janë në të mirë të vet atyre