Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj u mbajt mbledhja solemne ku u shpall Gjenerali Garffer, “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit.
Ky titull simbolik është një shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm të Gjeneralit Garffer në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, mbështetjes së paçmueshme për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, si dhe angazhimin e tij të palodhur për paqen dhe zhvillimin e Kosovës.
Ky titull nderi është një dëshmi e lidhjeve të forta mes popullit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe një angazhim i përbashkët për një të ardhme më të ndritur për brezat që vijnë.
Kryetari Ramosaj e faleminderoj Gjeneralin Garffer për gjithçka që keni bërë për Deçanin dhe për Kosovën!