Nisi edicioni i 12-të i Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” – një natë e paharrueshme, ku tingujt e çiftelisë, vallet e trevave tona dhe fjalët e urta u bënë një gjuhë e përbashkët e shpirtit shqiptar.
Nga të gjitha trevat shqiptare, artistë e grupe folklorike sollën me zemër thesarin tonë kulturor, duke e kthyer Deçanin në një vatër të gjallë të trashëgimisë kombëtare.
Vazhdojmë nesër me natën e dytë, me më shumë këngë, valle dhe emocion.
Faleminderit të gjithë atyre që po e mbajnë gjallë këtë flakadan të traditës – eshkën që nuk shuhet kurrë.