Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , në bashkëpunim më Drejtorin për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike, kanë nxjerr një vendim ku në bazë të këtij vendim kanë emëruar 5 anëtar komisioni nga sektorët : emergjenc, shëndetësi dhe arsim , për të ber evidentimin e këtyre familjeve ku janë të vendosura në fshatrat e komunës së Deçanit dhe në qytet.
Kjo ekipe ka në dispozicion edhe një numër kontakti ku i fton edhe familjet tjera të cilat kanë pranuar qytetarët nga Shqipëria, dhe ata të cilët do të pranojnë të lajmërohen tek Drejtori i Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim z.Izet Zenuni, në Nr.- 045120 700 ,në mënyrë që të keni më të lehët sistemimin e familjeve, kontrollimin shëndetësorë , po ashtu të behët evidentimin i fëmijëve të moshës parafillorë dhe atyre në shkollë në mënyrë që të ju krijohet mundësia e vazhdimit të mësimit në shkollat e afërta aty ku ata edhe janë të vendosur .
Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Deçanit , të cilët kanë mundësi që të pranojnë familje nga Shqipëria, të lajmërohen në numërin e shënuar më lartë dhe të koordinohen më ekipin e krijuar.
Bashkëpunimi juaj me ekipin e krijuar nga Institucioni Komunal është i mirëseardhur .