Sot, Kryetari i Komunës, z Bashkim Ramosaj së bashku me nenkryetarin, z. Sami Cacaj koleg dhe bashëpunëtor në këtë datë të përkujtimit, kujtojmë dëshmorët dhe martirët e kombit, para të cilëve përulemi me respektin më të madh, përulemi ndaj sakrificës dhe gjakut të të rënëve që shkruan rrugën në të cilën ecën historia e lirisë së popullit tonë.
Dëshmorët dhe martirët janë nderi dhe krenaria e Atdheut!
Nderim e respekt përjetësisht për familjet e dëshmorëve dhe martirëve, invalid e veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë!
Lavdi! 