29 anëtaret e Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi nga Komuna e Deçanit , pas trajmit në dy faza në qendrën Policore në Vushtrri, në praninë e zyrtarëve të lartë të Ambasadës Amerikane , zyrtarëve Komunalë dhe Policisë së Kosovës, u janë nda certifikatat
Ndihem e emocionuar kur shoh se ju keni punuar më kaq përkushtim dhe keni arrit sukses u shpreh Zhaklin Dejvis Moren nga Ambasada Amerikane e cila ishte e pranishme gjatë ceremonisë së Diplomimit të këtij ekipi .Zhaklin nder të tjera tha se ju jeni komuna e 30-të me radhë që diplomoni por deri më tani për mua keni qen nder më të mirët sepse puna e prezantuar sot tregon përkushtimin tuaj gjatë trajnimit. Ndërkaq kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj u shpreh se nga të përzgjedhurit e kësaj komune të cilët sot diplomojnë unë jam fascinuar me përformancën e tyre dhe projektet e hartuar të cilat janë prezantua dhe ju premtoi përkrahjen dhe mbështetjen institucionale në vazhdimësi.
Të pesë Grupet punuese të Këshillit Veprues për Siguri kanë hartuar edhe projektet të cilat janë prezantuar para të pranishmëve në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan
1..Siguria në shkolla cilësi më e lartë mësimore
2. Eliminimi i qenve endacak
3. Pastrimi i shtratit të lumit Lumbardh
4. Prerja ilegale e pyjeve
5. Eliminimi i deponive te mbeturinave inerte
Nga këto projekte të prezantuara 2 nga to pritet të marinë vije e gjelbër nga Ambasada Amerikane për financim.