Në sallën e Asamblesë komunale në Deçan sot është mbajte dëgjim publik për projekt-buxhetin e komunës për vitin 2016 .
Të pranishëm në këtë debat publik kishte Asamblistë, përfaqësues të shoqërisë civile , përfaqësues të OSBE-së, zyrtar komunal , përfaqësues të zgjedhur nga këshillat e fshatrave dhe një numër I qytetarëve .
Kryesuesi I asamblesë komunale z.Jashar Dobraj tha se ekzekutivi komunal në mënyrë të përgjithshme e ka dorëzuar projektbuxhetin për vitin 2016,por ne këtu në këtë takim që të diskutojmë pikërisht për ketë temë ne këtu bashkë do të marim kërkesat tuaja në mënyrë që kërkesat që janë primare për ju të kenë prioritet në vitin 2016 dhe të mos anashkalohen .
Sqarime te duhura dha edhe drejtori për Buxhet dhe Financa z.Agron Demukaj , I cili në pika të shkurtra raportoi për planifikim e buxhetit për vitin 2016.
Kërkesa për investime kishte nga fshati Lloqan, Dranoc, Ratish, Strellc I Epërm , Strellc I Ulët, Lumbardhë , Prokolluk, Dubrav , pothuajse nga të gjitha fshatrat.
Kryesisht kërkesat kishin të bëjnë më rregullimin e ujit të pijes , përfshirjen në kanalizimin e ujërave të zeza, kanale të ujitjes , renovim shkollave , asfaltimi I disa rrugicave dhe kërkesa tjera …
Poshtë ua prezantojmë tabelën e Planit të buxhetit për vitin 2016 me 0.05% kompensimi për përvojën e punës.