Komuna e Deçanit ju fton të merrni pjesë në Festën Tradicionale “Dita e Gështenjës”, e cila do të mbahet të dielën, më 18 tetor 2026, në Kompleksin Kulturor “Fetnete Ramosaj” në Deçan.
Kjo festë tradicionale synon promovimin e vlerave kulturore, artistike dhe prodhimeve vendore, duke vënë në pah pasurinë natyrore dhe traditat që e karakterizojnë trevën tonë.
Në kuadër të kësaj feste do të organizohen panairi vjeshtor, ekspozita e piktorëve dhe aktivitete të ndryshme kulturore, ku një vend të veçantë do të zënë gështenjat e Deçanit.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj feste dhe të shijojmë së bashku traditën, kulturën dhe vlerat tona vendore!
Mirë se vini në Deçan!