Duke pasur parasysh specifikat e Shtëpisë së Komunitetit në Deçan, drejtori bashkë me stafin e tij kanë vizituar Shtëpinë e Komunitetit dhe aty janë interesuar për kushtet në të cilat jetojnë pacientët përbrenda kësaj shtepie .
Ata janë interesuar për kushtet e higjenës , ushqimin, veshmbathjen dhe gjithçka tjetër që lidhen me mënyren e jetesës në keto ambiente .
Stafi i kësaj qendre kanë perkushtim dhe gatishmëri për ta perballuar situatën me të gjitha vështirsitë e saj .Gjatë kësaj vizite ata i bën të ditur z.Berisha, se janë ndalu vizitat e familjarve dhe ç’do lloj vizite tjetër përveq stafit mjeksor .
Po ashtu se gjendja e te vendosurve aty është stabile dhe stafi janë të pajisur me mjete mbrojtëse përkatese si: doreza, maska , veshje dhe paisje higjenike që nevoiten në situaten me pandeminë e Korona -virusit KOVID-19.