Të pa kënaqur me kriteret të cilat i ka përcaktuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për format e subvencionimit dhe përfitimit të grandëve janë shprehur fermerët e Komunës së Deçanit, gjatë takimit informuese rreth “SUBVENCIONEVE DHE GRANDEVE PËR BUJQËSISË- 2013”. Fermerët pasi dëgjuan nga zyrtaret komunal në detaje mënyrat e subvencionimit dhe të përfitimit Grandeve, thanë se Ministria po i favorizon buqit e mëdhenj dhe po i anashkalon fermerët e vegjël. Mehmet Osaj pjesëmarrës në këtë takim tha se “ MBPZHR u jep mundësi që të përfiton një fermer i cili ka të mbjellur 1 hektarë më misër, në komunën tonë mund të jen maksimum 3 fermerë që mbjellin një sasi të tillë, prandaj ministria do të ishte mirë që të subvencionoj ata që mbjellin në sipërfaqe me të vogla sepse në këtë formë ndihmohet zhvillimi i bujqësisë” tha Osaj, Tahir Berisha një kultivues i lopëve të qumështit, po ashtu i pa kënaqur me kriteret e vena nga Ministria tha se “ Unë kam 30 krerë, unë nuk them se nuk është e nevojshme që të mos subvencionohem edhe unë, po do ishte mirë që këtë subvencionim ta përfitoj edhe ai që i ka vetëm 5 krerë lopë” tha Berisha. Pavarësisht këtyre pakënaqësive të fermerëve Deçanas, zyrtarë të Drejtorisë Komunalë të BPZHR-së në detaje bënë prezantimin se çka mund të përfitojnë fermerët Deçanas nga 27 milion e 50 mijë eurot që i ka ndarë për subvencionim dhe grande Ministria.