Drejtoria për bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural gjegjësisht Qendra Informative për Bujqësi së bashku me Shërbimet Këshilluese te Kosovës gjatë marsit,kanë organizuar trajnime me fermerët e komunës së Deçanit, qe janë vazhdimësi e trajnimeve vjetore qe janë te parapara te zhvillohen për fermer nga te gjitha lemitë bujqësore: nga pemëtaria,lavërtaria,blegtoria,perimekultura,mbrojtja e bimëve etj.
Trajnime këto që implementohën nga firma Consult Engineering -Projekti: Zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit të Shërbimeve Këshillimore
Gjatë këtij muaji u mbajtën këto trajnime:
1. Tema: Informim për Grandet që ofron MBPZHR
2.Tema:Punët në bletore gjatë muajve Mars-Prill
Interesimi i fermerëve ka qenë shumë i madhë nga vetë fakti se temat e trajnimeve kanë qenë aktuale dhe në interes te tyre. Interesimi i tyre ishte nga fakti qe te njoftohen me Grantet e këtij viti qe i mundëson; Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural -2016, që kapë shumën, rreth 23 milion. Grante këto qe do te shpërndahen te fermerët për Investime në Asetet fizike te fermave bujqësore.
· Me Objektivë te përgjithshme që te rrisë aftësitë konkurruese te sektorët e bujqësisë.
· Rritjen e prodhimtarisë bujqësore
· Krijimin e vendeve të punës
· Përmirësimin e kushteve në fermë me qëllim të përmbushjes së standardeve kombëtare dhe të BE-së
· Modernizimi i fermave me pajisje dhe mekanizim etj.
Fermerët u njoftuan me kriteret e aplikimit dhe specifikat tjera qe duhet ti plotësojnë.
Ne i inkurajojmë te gjithë fermerët qe të konkurrojnë në këto grante dhe te fitojnë sa me shumë investime në modernizimin e fermave te tyre.
Po ashtu edhe tema e dytë nga bletaria mblodhi mbi 50 bletarë në trajnimin e fundit : Punët në bletore gjatë muajve Mars-Prill Kërkesat e fermerëve të dala nga këto trajnime janë:
1. Që komuna të ndaj subvencione për fermerët e vegjël qe nuk po mund te përfitojnë nga Ministria
2. Të mbrohen bletarët nga prurjet e bletëve nga rajonet tjera ne kullosa – territorin e komunës sonë dhe te mbrehën bletët nga pesticidet ne kohën e lulëzimit te pemëve