Kryetari i komunës z.Rasim Selmana i shoqëruar edhe më nënkryetarin z.Sami Cacaj dhe stafin përcjellës bashkërisht kanë bërë përurimin e dy rrugëve në qytetin e Deçanit Rrugën e Demukajve ose ( Sadri Demukaj), si dhe rrugën e Haxhi Mushkolaj,( ndryshe e quajtur rruga e Topillave).
Në përurimin e këtyre rrugëve në qytetin e Deçanit të pranishëm ishin edhe banorët e këtyre lagjeve. Më këtë raste kryetari Selmana tha se: afro 8 milion euro janë investuar këto katër vite, vetëm në brendi të qytetit të Deçanit. Investim ky që nuk mbahet mend që ka ndodhur me parë por ne do të vazhdojmë edhe më tutje që qytetit të Deçanit ti shtojmë rrugë të reja dhe investime tjera sepse numri i banorëve çdo ditë e më shumë po rritet andaj edhe kërkesat e tyre po vazhdojnë të shtohen e ne kemi obligim që të ua kthejmë në të mirë qytetarëve të këtushëm.
Banorët e këtyre lagjeve janë tejet të kënaqur më investimet e bëra ngase këto rrugë janë rrugë janë rrugë dytësore dhe në një mënyrë bëjnë zbrazjen e qytetit sidomos në kohën kur ka frekuentim më të madh gjatë sezonit verorë. Ndryshe këto dy rrugë të përfunduara janë investim e komunës së Deçanit dhe vlera e tyre ësh mbi 110 mijë euro.