Shkolla e Mesme e Ulët ,,Kuvendi i Verrave të Llukës ‘’ në Llukë të Epërme dhe Shkolla e Mesme e Ulët ,,Dëshmoret e Vokshit’’ në fshatin Pobergjë, janë përfitues të një donacioni me mjete didaktike dhe sportive nga KFOR-i Italian .
Në pranimin e këtij donacioni ishte i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, Drejtori i DKA-së z.Qazim Maloku , dy drejtorët e këtyre shkollave znj.Besarta Tahiruaj dhe z. Burim Haderxhonaj .
Më ketë rast Cap.Giuseppe Cundari, njëherit edhe nënkryetari i komunës Comune di Gaggi in Provincia di Messina në Itali i cili në bashkëpunim më organizatat dhe klubet sportive A. S. D. Jania Calcio in Riposto (CT) dhe A.S.D.Jania Calcio in Riposto (CT) dhe bashkëpunëtorë të tjera sot kanë dorëzuar ketë donacion në prani të nxënësve dhe mësimdhënësve të këtyre shkollave .
Më ketë rast i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , falënderoi KFOR-in , të cilët në mënyra të ndryshëm po e ndihmojnë komunën tonë .Ky donacion për këto dy shkolla ka një rëndësi të veçantë sepse krijon miqësi edhe më të madhe mes nxënësve mësimdhënësve dhe KFOR-it.