Kryetari i komunës, z.Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e Bujqësisë, z. Rifat Stojkaj, kanë takuar sot përfaqësuesit e Organizatës për Zhvillim Rajonal “Mëshqerra” me të cilët kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për kontingjentin e dytë me lopë qumështore.
Në kuadër të këtij kontingjenti edhe 44 ekonomi familjare do të përkrahen me nga një lopë qumështore.
Vitin e kaluar përfitues kanë qenë 22 ekonomi familjare dhe siç ka qenë e paraparë u realizua edhe projekti për kontigjentin e dytë me lopë qumështore.
Fermerët janë njerëzit më punëtorë të qytetit tonë, andaj edhe përkrahja nga ana e komunës po vazhdon pa u ndalë!