Pikërisht në ditën ndërkombëtare të paqes në botë ,në pallatin e Kulturës,, Jusuf Gërvalla’’ në Deçan ,për herë të dytë është mbajte festivali mbar kombëtarë për fëmijë ,,Ardhmëria’’
Ky festival mbarëkombëtar i këngës për fëmijë , që për historinë e qyteti të Deçanit , hap ka hapë një faqe të re dhe shumë të rëndësishme .
Ky festival mblodhi rreth vetes zëra të bukur të këndshëm dhe të talentuar nga Gjakova, Kerqova, Prishitna, Vitia, Tirana, Peja dhe Gjilani e Deçani.
Edhe këtë vite ky Festival është mbajte nënë patronatin e kryetarit të komunës z.Rasim Selmanaj .Selmanaj me këtë rast nder të tjera tha se ngjarja ma e veçanta e cila në historinë e Deçanit ka ndodhë është ky festival, i cili tashmë është tradicional dhe ësht viti I dytë që organizohet . Deçani ësht vend i traditës i kulturës dhe histories Jo rastësisht ky festival quhet ,,Ardhmëria’’ sepse këta fëmi në skenë dhe ju qe jeni prezent ne sallë jeni ardhmëria e Deçanit ardhmëria e Kosovës dhe e te gjitha trevave shqiptare tha Selmanaj më kët rastë duhët falnederuar dy mjeshtër të mëdhej të skenës shqipe Tenorin Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmedi .
Në kët festival ishin gjithsej 17 këngë konkuruese
1. Abetare Libiri im –Eulona Rabushaj –Deçan (tekstiSuela Tukaj,muzika dhe ork:Jetmir Mhemeti
2 .Magic Party –Jalldyze Kaqiku-Gjilan
3. Me gjith shpirt-Orhidea Zeqiraj Krasniqi –Prishtinë
4 .Kukubeti –Stina &Stinor Binakaj
5. Edhe unë si ti –Vigjileta Setrolli-Prishtinë
6. Nëna Ime –Diellza Nuhiu –Viti
7. Kush ka Vajza Boten ka –Anjeza Bujana , Blinera Avdimetaj –Pejë
8. Dua të mbetem Piter Pan-Ëendi Goga –Tiranë
9. Palaço –Erjon Bajraktari-Junik
10. Vallja e Lirisë –Blendi Mustafaj-Deçan
11. N’kraht e shqipes ilirike –Saranda &Brenlisa Nitaj-Voksh
12. Herojt e Dukagjinit –Avdyl Berisha &Aurela Hasanaj –Deçan
13.Ëndërra e Bareshës-Salije Bajrami –Kërçovë
14.Mes deshirash rritem –Vesa Hasanaj –Istog
15.Lule ëndërra-Albina Demhasaj –Deçan
16.Si Majlinda –Flutra Lokaj-Deçan
17.Shtëpia me Gurë-Venesa Kadrijaja-Gjakovë
Edhe këtë vit në Deçan u mbajt festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë që përkon me rastin e Ditës së Paqes në botë.
I pranishëm ishte zëvendësministri I kulturës në Ministrinë e Kulturës, të Shqipërisë, Zef Cuni dhe kryetari i Unionit artistik të kombit shqiptar, Azgan Haklaj, i cili ndau mirënjohje me titull “Nderi I Unionit” për Besiana Mehmedin dhe Shkodran Tolaj dy promotorë të artit të vërtetë dhe ruajtjes së vlerave. E veçantë ishte prezenca e bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, e cila tradicionalisht në këtë festival jep dhe çmimin e saj për solistin më të mirë. Kësaj here ky çmm shkoi në Kërcovë dhe iu dha pikërisht solistes Salije Bajrami, e cila interpretoi këngë për Nexhmije Pagarushën.
Sivjet në garë ishin 14 krijime të reja të kompozitorëve e tekst shkruesve: Selvete Krasniqi, Riza Dolaku, Qamil Aliu, Mentor Thaqi, Arta Zeqiraj, Arta Nuhiu, Defrim Beluli, Damir Imeri, Fatos Canolli, Jetmir Mehmeti, Suela Tukaj, Bardhyl Hysa, Saimir Gjoka, Shkodran Tolaj, Naim Gjoshi të interpretuara nga fëmijët e ardhur nga të gjitha hapësirat shqiptare.
Krijimet u vlerësuan nga juria profesionale në përbërje: Sabaudin Zhuta, nga Maqedonia, profesor universitar, Sami Piraj, kompozitor, drejtor në Ministrinë e Kulturës të Koosvës, Shqipe Halili, redaktore e emisioneve për fëmijë pranë RTK-së.
Cmimet për autorë u takuan: Suela Tukaj, si tekst shkruese e këngës “Dua të mbetem Piter Pan dhe Riza Dolakut si orkestrues më i mirë I këngës “Kush ka vajza botën ka”. Çmimi i festivalit Ardhmëria dhe shoqatës “Kult”, si organizatore, i takoi vajzës Vigjilenta Sertolli që interpretoi këngën e Slvete Krasniqit ”Edhe në si ti”.
Çmimet junior u ndanë në mes Erion Bajraktarit me këngën “Palaco” të Naim Gjoshit, çmimi i tretë, Orhidea Zeqirajt, me këngën “Me gjithë shpirt” të Arta Zeqirajt, çmimi i dytë dhe kuintetit Ali Gashit, Diellza e Diona Aliçka, Stina e Stinor Binakaj për këngën “Kukubeti”, të autorit Shkodran Tolaj. U ndanë dhe tre çmime për tre solistët më të mirë: Çmimi i tretë i takoi Blendi Mustafajt, i dyti Albina Demhasajt, kurse i pari “Nexhmije Pagarusha” Salije Bajramit.
Çmimet e jurisë profesionale u vendosën duke u dhënë tre çmime të treta për Brenlisa e Saranda Nitaj ”N’krah të shqipes ilirike”, nga Ymer Baqaj, për Albina Demhasaj për “Lule ëndërra”, kompozim i Besiana Mehmedit dhe për motrat Anjeza, Blinera e Bujana Avdimetaj që interpretuan këngën e Riza Dolakut “Kush ka vajza botën ka”. Çmimet e dyta u takuan Salije Bajramit për këngën “Ëndërra e Bareshës”, nga Shkodran Tolaj dhe Arnesa Kadrijajt për këngën “Shtëpia me gurë”. Çmimi i parë jurisë profesionale i takoi Flutura Lokajt, e cila interpretoi këngën “Si Majlinda”, prodhim I produksionit dhe studios “Kult”. Çmimi i publikut i takoi duetit Avdyl Berisha e Aurela Hasanaj, që interpretuan këngën “Heronjtë e Dukagjinit”, të autorit Shkodan Tolaj. Njëherazi ky duet mori çmimin “Dervish Shaqa”, për ruajtjen e vlerave autoktone.



