Kryetari i Komunës së Deçanit, z.Rasim Selmanaj ,dhe drejtori Komunal i Arsimit, z.Qazim Maloku, kanë uruar sot nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës së Deçanit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Urimet për fillim vitin e ri Kryetari Selmanaj dhe Drejtori Maloku i bënë gjatë vizitave që së bashku u bënë sot disa prej shkollave të Komunës sonë.
Viti i ri Shkollor 2013/2014 e gjënë Komunën e Deçanit , me rreth 7 500 nxënës, prej të cilëve rreth 500 janë regjistruar këtë vit në klasë të parë në gjithsejtë 17 shkolla fillore dhe 3 të mesme të komunë së Deçanit.Sa u përket përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, të gjitha përgatitjet janë bërë në kohë, dhe sot procesi ka nisur i rregullt në gjitha shkollat fillore dhe të mesme , përjashtuar këtu Gjimnazi “V.Frashëri”, ka bërë të ditur drejtori Komunal i Arsimit z.Qazim Maloku, “Ne si Drejtori Komunale e Arsimit, në bashkë rendim edhe me Drejtor të të gjitha shkollave, me kohë kemi marrë gjitha masat dhe jemi përgatitur, që sot gjithë nxënësit e Komunës sonë zyrtarisht të nisin një vit të ri të mësim nxënies. Veç vizitës në disa shkolla që bëmë, kemi pas kontakte me drejtor të të gjitha shkollave, dhe kemi informacionet e sakta, se viti i ri shkollor ka nisur mbarë. Urojmë që ky vit shkollorë të jetë i suksesshëm për gjithë nxënësit tanë”, ka thënë, drejtori i DKA-së, Qazim Maloku.
Maloku ,duke folur për investimet që janë bërë në përmirësimin e kushteve për mësimdhënie dhe mësim nxënie, deklaroj se disa punë kanë përfunduar, dhe disa janë duke vazhduar por që nuk e pengojnë procesin e mësimdhënies, “ Gjatë pushimeve të verës, kemi pas intervenime në disa objekte shkollore, kryesisht në inventar, mund te themi se kjo çështje është përmbyll. Në disa shkolla kryesisht në disa terrene sportive kanë mbetur edhe disa punë pa u përfunduar por që nuk janë pengesë për zhvillimin e procesit mësimor. Kemi marrë vendim që procesi mësimorë të shtyhet deri me datë 16 në Gjimnazin “Vëllezrit Frashëri”, pasi që këtu akoma nuk kanë përfunduar punimet e renovimit të objektit të shkollës. Punë kryesi i punimeve na ka garantuar sot se projekti për Efiqiencë të Energjisë , që po implementohet nga një kompani Greke në vlerë rreth 450.000 euro, do të përfundohet në tersi në bazë të kontratës brenda këtyre dy javëve. Prandaj jemi të bindur se edhe 1 200 nxënsit e këtij Gjimnazi do të ulën me datën 16 në bankat e tyre, por këtë vit në një objekt i cili plotëson të gjitha kushtet,” tha mes tjerash Maloku.

Ndërkaq, kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, duke i uruar mësimdhënësit dhe nxënësit e Komunës për fillimin e vitit të ri shkollor, ka deklaruar se Komuna është duke bërë të pa mundurën që kushtet për mësim qoft për nxënësit , por edhe mësimdhënësit të jenë kushte të cilat i kërkon koha . “ Në kuadër të angazhimeve tona si ekzekutivë, i jemi përkushtuar edhe arsimit, si një nga shtyllat kyçe të shoqërisë, në 4 vitet e fundit është investuar pothuajse në te gjitha shkollat por ne nuk do të ndalemi, investimi ynë do të vazhdojë edhe tutje. Shembulli më i mirë që mund ta përmendim sot është ndërtimi i objektit të ri të shkollës ne Rastavicës punime këto që janë duke u implementuar suksesshëm, dhe me një intensitet të shtuar. Pastaj kemi fillimin e punimeve në shkollën e Isniqit . Jam i bindur se veç objekteve të reja, ne do të investojmë qoftë nga buxheti komunal apo përmes grandeve të ndryshme , në shumë objekte shkollore, terrene sportive, e hapësira të ndryshme, që për mësimdhënësit dhe nxënësit do të jenë me atraktive shkollat por edhe me komode për proces të rregullt mësimorë” tha Selmanaj.
Ndryshe si në gjithë vendin, edhe në Komunën tonë sot ka nisur procesi i rregullt mësimorë për vitin 2013/2014.