Ka filluar vaksinimi në masë edhe në komunën tonë, bazuar në planin shtetëror për vaksinim kundër virusit Covid-19.
Për të parë nga afër procesin e vaksinimit, Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , bashkë më drejtorin e shëndetësisë z.Musa Berisha, kanë qëndruar në QKMF ,,Adem Ukëhaxhaj’’ në Deçan për të pa nga afër se si po ecën procesi i vaksinimit .
Me angazhim të lartë në këtë vend po punon stafi i Qendrës Kryesore Familjare (QKMF), të cilët edhe një herë i falënderova për punën dhe vullnetin e tyre për t`iu shërbyer pacienteve të komunës sonë tha kryetari Ramosaj.
Të dashur qytetarë, ky proces është i një rëndësie të veçantë andaj për të mirën tonë të përbashkët duhet të bëhemi pjesë e procesit të vaksinimit.
Shfrytëzoni rrugët për tu vaksinuar , aplikoni online https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration ose direkt në QKMF në Deçan për personat me sëmundje kronike ose mbi moshën 65 vjeçare