Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj me bashkëpunëtorë sot kanë bërë përurimin e rrugës ,,Shefqet Zukaj ‘’ në fshatin Beleg rrugë kjo e cila ka zgjidhë problemin për 24 familje në këtë lagje . Kryetrari i komunës z.Rasim Selmanaj, tha se në prioritetet e komunës së Deçanit ishte vendosur kjo rrugë të cilën e përuruam sot andaj ne po vazhdojmë që qytetarëve të komunës së Deçanit të ua lehtësojmë jetën duke ju rregulluar infrastrukturën rrugore .
Ndërsa banorët e kësaj lagjeje ishin të lumtur sot ,Muhamet Zukaj, shprehet se ka mbi 60 vite kanë kaluar ku askujt nuk ju kujtua as të na vizitoi në vitin 2013 kryetrari i komunë z.Rasim Selmanaj na ndihmoi duke e mbushur më zhavorr ndërsa na premtoi se do ta përfundoi se shpejti dhe ja sot u bë realitet për çka duhet falënderuar konkretisht kryetarin. Vlen të ceket se ky investim është nga komuna e Deçanit dhe vlera e këtij projekti kapë shifrën mbi 100 mijë € të ndara nga komuna .