Sot u mbajt edicioni i katërt i aktivitetit tradicional të kajakimit në Liqenin e Dukagjinit, një ngjarje që tashmë është bërë pjesë e kalendarit veror në Komunën e Deçanit.
Ky aktivitet u organizua nga Drejtori për Zhvillim Ekonomik,z. Isuf Demhasaj, në bashkëpunim me Visit Deçani dhe Klubin e Kajakut “Aqua”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i turizmit aventuror dhe natyror të Deçanit, si dhe ofrimi i një përvoje unike për qytetarët dhe vizitorët që e frekuentojnë këtë perlë natyrore.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për entuziazmin dhe energjinë pozitive që sollën sot në këtë ngjarje të bukur sportive e rekreative.