Vendi ku ranë për të mos vdekur kurrë 16 Dëshmorë të Batalionit Gardist ,,Shkëlzen Haradinaj’’ në përballje të pa barabar me forcat serbe :Arton Mehmetaj, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Nuredin Gërvalla, Valiant Ferizi, Përparim Shala, Nimon Musaj, Islam Krasniqi, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Metë Krasniqi, Nazmi Gradina, Liman Morina, Hysen Mehmeti, dhe Xhavit Islami, dhe mbetën të plagosur rënd 15 ushtar të UÇK-së të cilët bashkë ishin nisur nga spitali Ushtarak në Maznik për të ber bartjen e bashkëluftëtarëve për shërim në Shqipëri është emërtuar SHESHI – BATALIONI GARDIST ,,SHKËLZEN HARADINAJ’’.
Ky emërtim është ber pas kërkesës së Gardës së Dukagjinit ,, Shkëlzen Haradinaj ’’dhe Kolonel. Abdyl Mushkolaj, drejtuar Asamblesë Komunale të mbajtur më dt. 30.06.2020 . Kjo kërkesë është votuar unanimisht nga të gjithë asamblesitet e subjekteve politike ndërsa vendimi ka hy në fuqi pas miratimit.
Në Bjeshkën e Belegut në trekëndëshin e Kufirit Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, ky shesh dhe këta emra të vendosur të Heronjëve që ranë në Altarin e Lirisë me 24.05.1999, do jetojnë përjetësisht ndër breza duke i bër roje këtij vendi .