Në vazhdën e takimeve të përbashkëta të mbajtura lidhur më Aktivitetet dhe Institucionet zyrtaret përgjegjëse për zbatimin e planit të veprimit dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët nga organet komunale si dhe zyrtarët komunal .Sot një takim i tillë është mbajtur ku të pranishëm ishin Drejtori i Administratës së përgjithshme z.Bashkim Ramosaj ,z.Ali Berisha zyrat në zyrën pritës , z.Ismet Kukleci shefi personelit ,z.Dukagjin Povataj avokat komunal ,z.Enver Cacaj zyrtar i lartë i personelit
z.Lulzim Aliaj është Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës z.Ioannis Piliouris, Zyrtar i larte i OSBE-se dhe zyra për Informim.
Brenda viti 2015 ky stafe kanë mbajtur dy trajnime ku pos komunë së Deçanit janë të përfshira edhe disa komuna tjera të regjionit. .Si rezultat i këtyre trajnimeve sot janë diskutuar 23 pika rreth aktiviteteve të ndryshme në kuadër të komunës për disa plotësim ndryshime si përgatitja , miratimi dhe publikimi në ueb faqe i akteve të miratuara nga Kuvendi i Komunës dhe nga Kryetari , në pajtim me dispozitat e Ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale si dhe dispozitat e Rregullores Nr.01/2013 për procedurën e hartimit dhe publikimin e akteve të komunave .Në pajtim me rregulloren e MAP nr.01/2015 që ka të bëj kjo rregullore për shenjat unike të klasifikimit të dokumenteve dhe afatet e ruajtjes së tyre.
Në këtë takim është diskutuar edhe çështja e miratimit të planit të veprimit për transparencë në komunë si përfshirja e Qendrës për shërbime të qytetarëve dhe pos kësaj u bisedua edhe për organizimin e brendshëm të Administratës komunale dhe funksionimin e saj me qellim që të nxirret një akt përkatës për organizimin administrativ në kuadër të komunës pasi që kishte dilema se vendimi për organizim të brendshëm të jetë kompetent Kuvendi Komunal apo kryetari i komunës njëkohësisht është diskutuar edhe rreth kompetencave të drejtorëve se sa kanë kompetenca drejtorët me nxjerr vendime ku sipas ligjit të vetëqeverisjes lokale drejtorët nuk kanë të drejt të nxjerrin vendim vetëm më autorizimin e kryetarit .Si përfundim nga ky takim del se shumë veprime administrative qe kanë të bëjnë me proceduar të ndryshme duhet të harmonizohet në ligjet në fuqi si ligji për Vetëqeverisje Lokale ,Ligji për Procedurat Administrative të lëshuara nga MAPL-ja dhe MAP-ja