Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim më Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik ,në kuadër të shqyrtimit të planit për parkun kombëtar "Bjeshkët e Nemuna",ka organizuar sot në Deçan, debate publik ku pjesë e këtij debati ishin kryetari i komunës z.Rasm Selmanja, nënkryetari z.Sami Cacaj,, zyrtar komunal,asamblistë, përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë poashtu të pranishëm ishin edhe zyrtar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë . |
Kryetari i komunës z.Rasim Selmana,pasi ka përshëndetur të pranishmit e këtij takimi tha se konsideroi se ky debat është mjaft i rëndësishëm për komunën e Deçanit , me vet faktin se ka mangësi të shumta , dhe duhet domosdoshmërish të plotësohet me mungesat që ka , inkorporohen në këtë draft dokument edhe propozimet e qytetarëve për zonat me rendësi që kanë bjeshkët e komunë së Deçanit.
“Unë konsideroj se kjo është një temë mjaft e rëndësishme dhe e çmoj shumë pjesëmarrjen tuaj sepse kështu do të kontribuojmë të gjithë së bashku me idetë tona rreth këtij planin lidhur me ,,Bjeshkët e Nemuna’’. Ky diskutim publik ka një rëndësie të veçantë për Komunën e Deçanit e në veçanti për banorët e pjesës më të madhe të fshatrave të komunës sonë të cilët janë shfrytëzues të kësaj zon u shpreh kryetari Selmanaj’’ Ndërkaq Qeram Telqiu- Këshilltar Politik, i Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me këtë rast ka folur për rëndësinë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, duke e cilësuar atë si njërën nga pasuritë më të çmuara natyrore që ka Kosova. Unë kamë ardhur këtu që të dëgjoi nga afër shqetësimet tuaja lidhur më parkun nacional ,,Bjeshkët e Nemuna’’ , jo vetëm të ju dëgjoi por edhe propozimet tuaja ti barti tek hartuesit e këtij draft dokumenti që ta plotësojmë në mënyrë sa më te e drejt tha Teqiu. Ndërsa drejtori i Institutit të Planifikimit Hapësinor, Luan Nushi, në prezantimin e këtij dokumenti, ka thënë se qëllimi kryesor ka qenë konstatimi i shkaqeve për problemet e shfaqura; njohja me rrezikun që na kanoset nëse dukuritë negative vazhdojnë; njohja me resurset dhe potencialet reale në hapësirën e Parkut; dhe përpjekja e përbashkët që të gjitha këto të orientohen në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm të Parkut. Nuk është e lehtë edhe për ne që të bëjmë identifikimin e zonave por edhe me ndihem e ekspertëve poashtu në bashkëpunim më komunën njëkohësisht edhe qytetarët ne kemi arrite që në bazë të incizimeve të regjistrojmë 450 hektar bjeshkë të komunë së Deçanit për ndërtim , por nuk kemi ndalur vetëm më kaq kemi rritur këtë sipërfaqe në 7500 hektarë dhe ja ku jemi këtu sot që bashkë shqetësimet tuaja ti bartim në shënime dhe të shohim në finalizimin e këtij draftdokumenti të del në mënyrën më të mirë . Edhe qytetarët e shumtë të cilët ishin pjesëmarrës në këtë debat publik kanë shpreh shqetësimet e tyre , por njëkohësisht kanë dhen edhe kontributin e tyre duke dhen edhe idetë lidhur me planin e parkut kombëtar “ Bjeshkët e Nemura”. Ky plan do të diskutohet në një Mbledhje të rregullt të Asamblesë komunale njëkohësisht do të ndërtohet dhe një komision nga ekspertet. |