Pikërisht në ditën ndërkombëtare të paqes në botë ,në pallatin e Kulturës,, Jusuf Gërvalla’’ në Deçan ,për herë të parë ësht mbajte festivali mbar kombëtarë për fëmijë ,,Ardhmëria’’ Ky festival mbarëkombëtar i këngës për fëmijë , që për historinë e qyteti të Deçanit , hap një faqe të re dhe shumë të rëndësishme .Ky festival mblodhi rreth vetes zëra të bukur të këndshëm dhe të talentuar nga Tiranë , Prishtinë , Shkodër , Prizren , Ferizaj ,Kërçovë , Strugë , Pejë , Mitrovicë , Deçan .
Hapjen zyrtare të këtij festivali e bëri i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, nënë patronatin e të cilit ësht ë organizuar .
Selmanaj me këtë rast nder të tjera tha se ngjarja ma e veçanta e cila në historinë e Deçanit ka ndodhë ësht ky festival, Deçani ësht vend i traditës i kulturës dhe historisë ju e dini se qe sa vite në Deçan mbahet festivali tradicional ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’ që i kushtohet rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri e tash vjen ky festival me emrin ,,Ardhmëria ’’
Jo rastësisht ky festival quhet ,,Ardhmëria’’ sepse këta fëmi në skenë dhe ju qe jeni prezent ne sallë jeni ardhmëria e Deçanit ardhmëria e Kosovës dhe e te gjitha trevave shqiptare tha Selmanaj.
Festivali ,,Ardhmëria’’ ka nisur më garën e juniorëve të moshës 7-9: Vanesa Jasiqi nga Deçani e cila interpretoi këngën “En, eni o fëmijë”, Eliesa Jakupi nga Ferizaj me këngën ”Muzika” Rinea Vitija nga Prishtina e cila interpretoi këngën “Me zemër të madhe” Vigjilenta Sertolli me “Deti dhe rosa” “Struga” nga Dion Rashidi i Strugës për të pasur më Fatjon Dobraj nga Deçani i cili interpretoi “Buburrecin në kokë” .
Në kategorinë e më të rriturve nga mosha 9 deri 12, interpretuan 12 këngëtarë të tjerë: Vivian Mehmeti nga Shkodra e cila interpretoi”Bu”më pas Jasmina Dervishi këngën “Lulemotra” Dy këngë tematike për verën ishin “Vera dhe pushimet” nga Ermira Kastrati nga Prishtina dhe “Hola” nga Marko Strazimiri i Tiranës .
Egji Mustafa nga Deçani solli këngën “Ëndërroj” më pas Esra Milaimi nga Prizreni interpretoi "Kudo në botë’’ gara vazhdoi me Anjeza Rrustemajt e cila interpretoi këngën “Miqësia” . Radha i takoi Brenlisa Nitaj nga Decani e cila interpretoi “Baladë ilire”, më pas Aldrin Deharit nga Kërcova me këngën “Djalë me traditë”, Elton Tolajt nga Decani me këngën “ Feston Vokshi e Deçani” si dhe Arbenita Çekut nga Deçani e cila interpretoi këngën “Kosova, Deçani”.
Kë festival e ka nderuar më prezencën e tije edhe maestro Kujtim Alia nga Shkodra ,Veç fjalëve përshëndetëse ndau një çmim që për Deçanin është dhuratë e madhe që do ti mundësojë vajzës nga Deçani Anjeza Rrustemaj, fituese e këtij çmimi performimin “live” në festivalin e 54 të këngës për fëmijë në qershor të vitit 2016.
Momenti kulminant i festivalit u arrit me ngjitjen në skenë të bilbilit të këngës, primadonës së të gjitha kohërave, ikonës së muzikës shqipe, legjendës së gjallë Nexhmije Pagarusha.
Për ikonën e muzikës shqipe kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj , ndau mirënjohjen më të lartë “Nderi i qytetit” ndërkaq çmimi “Nexhmije Pagarusha” i cili tradicionalisht do të ndahet në këtë festival i takoi Brenlisa Nitaj nga Deçani, Selmanja Mirënjohje qyteti i ndau edhe Avdyl Berishës, pjesëmarrës në festivalin e Shkodrës dhe fitues i çmimit të dytë dhe fitues i çmimit të parë në festivalin për fëmijë në Kumanovë si dhe për Besiana Mehmedin e cila dha kontribut të madh në ngritjen e vazhdueshme të vlerave artistike dhe kontribut në realizimin e festivalit në Deçan.
Për çmimet junior vendosën vet fëmijët me votat e tyre dhe sipas votave në vend të tretë për kategorinë junior u vendos Dion Rashiqi, në vend të dytë Vanesa Jasiqi dhe në vend të parë Fatjon Dobraj.
Në fund juria profesionale ndau çmimet e saj dhe atë: produksionin më i mirë që i takoi Adrian Hiles, orkestrimi më i mirë që i takoi Riza Dolakut, muzika më e mirë që i takoi Hysni Klinakut, teksti më i mirë i takoi Qamil Aliut, interpretimi më i mirë që i takoi Anjeza Rrustemaj.
Çmime të tjera që ju ndanë këngëtarëve ishin: çmimi i RTK-së që i takoi Ermira Kastratit, çmimi i shoqatës “Kult” që i takoi Eliesa Jakupit, çmimi i festivalit “Ardhmëria” Vigjilenta Sertollit, çmimi i kryetarit të Komunës së Deçanit që i takoi Jasmina Dervishit nga Kruja.
Juria profesionale e përbërë nga tre emra : Shqipe Halili redaktore e emisioneve të fëmijëve pranë RTK-së, Naim Gjoshi- kompozitor i njohur nga Shqipëria dhe Sabaudin Zhuta profesor në Akademinë e Arteve në Shkup ndanë çmimet kryesore: tre çmime të treta që shkuan për “Vera dhe pushimet” dhe Ermira Kastrati-Prishtinë, “ Bu” dhe Vivian Mehmeti- Shkodër , “Ëndërroj” dhe Engji Mustafa- Deçan. Dy çmime të dyta u takuan dy djemve Aldrin Deharit-Kërçovë dhe Marko Strazimirit- Tiranë.
U ndanë dy çmime të para të barasvlershme të cilat në skenë u dorëzuan nga kryetari Komunës z. Rasim Selmanaj dhe kryetari i jurisë profesionale Sabaudin Zhuta. Çmimet e para u takuan Elton Tolaj me kënëgn “ Feston Vokshi e Deçani” –çmimi i parë i publikut dhe Arbenita Çekut me kënëgn “Kosova, Deçani” –çmimi i parë i jurisë profesionale që të dy nga Deçani.
Nikoqiri i festivalit, nën patronatin e të cilit u mbajt ky festival z.Rasim Selmanaj beri mbylljen e festivalit duke theksuar se ky festival do të mbahet tradicionalisht dhe do të kujtohet si festë e vërtetë që Deçanin e shëndërron në qendër të madhe kulturore dhe mbarëkombëtar.