Komiteti për Komunitete diskuton projekte infrastrukturore dhe mundësine për punë praktike për komunitetet
Komiteti për komunitete (KK) ka mbajtur seancën e rregullt me shumica e anëtarëve të pranishëm. Temat kryesore të diskutimit ishin rezultatet e rekomandimeve të KK-së të prezentuara gjatë diskutimit të buxhetit komunal 2016, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal nga anëtarja e Komitetit pë Komitete e cila ështe edhe anëtare e Kuvendi Komunal, znj. Sanije Thaqi. Ajo informoi se një nga tre rekomandimet e komitetit, përkatësisht nevoja për ndërtmin e infrastrukturës (kanalizimit dhe rrugëve) në lagjen egjiptiane të fshatit Gramaçel, është përfshirë si projekt që do të zbatohet gjatë vitit 2016. Përveç kësaj, përfaqësuesja e Zyres Komunale për Komunitete dhe Kthim, znj. Vesna Spalevic, informoi të pranishmit në lidhje me konkursin e hapur për programin për punë praktike në institucionet publike në nivelin qëndror dhe lokal per studentet e komuniteteve jo shumicë ku ky konkur ësh publikur edhe ne portalin zyrtar te Komunes dhe në Fejsbuk te komunes se Deçanit . Program ky i organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit dhe e mbeshtetur nga Ambasada e Norvegjisë ne Kosovë.
Zyra per Informim dhe Komunikim !