E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale z.Jashar Dobraj , ësht mbajtë mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Në kët mbledhje ishin para këto pika të rendi të ditës:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për Binjakëzimin e Komunës së Deçanit me Komunën e Ulqinit,
- Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për rrënimin e objekteve në pronën Komunale me shfrytëzim nga personat privat,
- Shqyrtimi i Propozimit për këmbimin e pronës Komunale me ate private,
- Marrja e Vendimit për pushim të anëtarëve të Kuvendit,
- Shqyrtimi i Ankesës së KEDS-it rreth Vendimit të dt.27.05 2015 për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim me qera,
- Shqyrtimi i kërkesave,
- Të ndryshme.
Pas Miratimit të proqesverbalit nga mbledhja e kaluar janë diskutuar të gjitha pikat e rendit të ditës një nga një , ku të gjitha këto pika të rendit të ditës do të diskutohën edhe në mbledhjen e rregullt të asmables komunale .
Poashtu ësht kërkuar nga DKA-ja konkretish nga drejtori i Arsimit z.Qazim Maloku, që në mbledhjen e radhës të Asamblesë Komunale të sjell raportin e detajuar lidhur më gjendjen në shkollat e komunës së Deçanit, poashtu dhe shqetësimin për pagat e mësimdhënësve .Poashtu nga drejtori i Shendetësisë në komunën e Deçanit z.Mustafë Hasanaj, është kërkuar një raport i detajuar lidhur më objektin e banimit social në Deçan, në mbledhjen e rregullt e cila do të mbahet më dt 31 Korrik 2015, më fillim në ora 10:00,në sallën e Asamblesë Komunale.